Maqedoni
Përfundimi i Ramazanit dhe Festa e Bajramit, Fetai: Mesazh urimi për besimtarët islam
20.04.2023 17:40
Besimtarët mysliman sot përfundojnë muajin e Ramazanit, ndërsa nesër festojnë Fitër Bajramin...

Besimtarët mysliman sot përfundojnë muajin e Ramazanit, ndërsa nesër festojnë Fitër Bajramin. Festa fillon me faljen e namazit të Bajramit në orët e hershme të mëngjesit.
Me këtë rast kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në vend, Shaqir Fetai, në mesazhin drejtuar besimtarëve ka deklaruar se Ramazani na mësoi të mos harrojmë skamnorët, të varfërit dhe jetimët.
Ndërsa, Festa e Fitër Bajramit është ngadhënjim i së mirës ndaj së keqes.
