Maqedoni

Mosimportimi i drithërave nga Ukraina, Bekteshi: Do të veprojmë sipas vendimeve të BE-së

20.04.2023 18:02

Pas vendimit të disa vendeve evropiane që mos të importojnë drithëra dhe ushqime të tjera nga Ukraina...

Pas vendimit të disa vendeve evropiane që mos të importojnë drithëra dhe ushqime të tjera nga Ukraina për shkak të çmimeve të larta, RMV akoma nuk ka ndërmarrë masa, por që do të veprojnë në bazë të vendimeve të BE-së.
 
Ministri i ekonomisë, Keshnik Bekteshi nuk anashkalon mundësinë e importit të drithërave nëse janë me çmim të arsyeshëm për tregtarët me qëllim që të mbulohen nevojat e tregut vendor.
 
“Do të bëjmë përpjekje të mëdha duke u thirrur në Marrëveshjen për tregti të lirë me Ukrainën në pjesën e bujqësisë, që u nënshkrua, jo vonë. Do të shkojmë në drejtim të vendimeve që do t’i sjell Bashkimi Evropian, por gjithmonë duke u mbuluar nevojat e shpenzimeve në vend me çmime më të mira.”, - deklaroi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
Sa i përket çmimeve të ngrira të disa produkteve dhe respektimit të këtyre vendimeve nga ana e kompanive, Bekteshi thotë se do të ketë përgjegjësi. Javën e ardhshme do të publikohen kompanitë që nuk respektuan masat.
 
“Bëhet fjalë për kompani që merren me tregti, mbi 95 % janë kompani që importojnë. Nuk bëhet fjalë për mijëra bujq në vendin tonë, por bëhet fjalë për diku 10 kompani që në vitet e fundit kanë importuar prodhime bujqësore dhe kanë mbuluar mbi 80 % të tregut dhe nëse mbyllen ato kompani, nuk do të jetë ndonjë dëm i madh për shtetin.”, - theksoi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
Pas masave për pemët dhe perimet, Qeveria do të vendosë nëse do të kufizojë çmimin e mishit të freskët, pas rritjeve të fundit të çmimeve në prag të festave.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI