Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese, Mickovski: Nuk kalojnë, kjo shumicë nuk i ka numrat

20.04.2023 18:24

Grupin e ekspertëve të cilët janë caktuar të punojnë në ndryshimet kushtetuese...

Grupin e ekspertëve të cilët janë caktuar të punojnë në ndryshimet kushtetuese lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, i ka quajtur si zgjedhje të turpshme dhe si përzgjedhje familjare të zyrtarëve të lartë të LSDM-së dhe të BDI-së.
 
Ai  pret që këto ndryshime kushtetuese të mos kalojnë dhe i bëri thirrje kryeministrit Kovaçevski që këtë iniciativë ta lëshojë në Kuvend dhe do të bindet se kjo shumicë nuk i ka numrat.
 
“Pres që këto të japin përgjegjësi e ajo është hapja e procedurës për ndryshimet kushtetuese që ajo të mos kalojë dhe kjo do të jetë edhe një politikë e mposhtur e Kovaçevskit, e pastaj edhe padi ndaj personave të cilët marrin honorare dhe nuk do të punojnë asgjë. E ftoj Kovaçevskin që mos të bëhet qyqarë dhe këto ndryshime t’i lëshojë në Kuvend. Dua këtë çështje njëherë e përgjithmonë ta mbyllin. Koalicioni jonë, i cili numëron 44 deputet nuk do t’i përkrahë këto ndryshime.”, - deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski. 
 
Por, LSDM  këtë veprim dhe deklaratë të Mickovskit e quajtën të pa matur dhe kjo është vetëm edhe një dëshmi se Mickovski nuk mund të largohet nga matrica e Nikolla Gruevskit.
 
“Etiketimet, fyerjet dhe nënçmimet për ekspertët dhe profesorët ligjorë tregojnë vetëm matricën e regjimit të Gruevskit, në të cilën ka ngecur Hristijan Mickoski. Qytetarët e dinë se Mickoski ka diplomuar tek babai i tij, ishte asistent tek babai i tij, por edhe punën e fitoi tek babai i tij. Përveç kësaj, Mickoski është kryetar i partisë kriminale VMRO-DPMNE, paraardhësi i të cilit, një kriminel i dënuar, iku nga drejtësia. Së fundi, Hristijan Mickoski nuk ka fytyrë për t'u turpëruar, i cili deri më tani i ka humbur të gjitha rastet për t'u kërkuar falje qytetarëve.”, - thuhet në komunikatën e LSDM-së.
 
Partitë politike, sidomos ato shqiptare, në disa raste e kanë porositur VMRO-DPMNE-në që t’i thirret mendjes dhe t’i përkrahë ndryshimet kushtetuese, sepse në të kundërtën, vendi do të futet në një destinacion të panjohur. 
 
FITIM KRYEZIU