Maqedoni
Kovaçevski në Austri, Nehammer: BE e obliguar të jetë e pranishme në Ballkan
20.04.2023 18:46
Austria është e interesuar që Ballkani Perëndimorë të mos e humb perspektivën...

Austria është e interesuar që Ballkani Perëndimorë të mos e humb perspektivën për integrim në BE. Është obligim i BE-së që të jetë e pranishme në këtë rajon, pasi ky është rajon strategjik edhe për Rusinë dhe Kinën, deklaroi kancelari austriak, Karl Nehammer, në pres konferencën e përbashkët me kryeministrin, Dimitar Kovaçevski, në Vienë.
“Njerëzit e Ballkanit Perëndimorë shohin se Austria ka interes të madh për zhvillimin e këtyre vendeve për përkrahjen e tyre. Është interesant se ky është rajon strategjik për të cilin është i interesuar edhe Rusia, Kina dhe shumë të tjerë. Pikërisht për këtë mendoj se është me rëndësi dhe është obligim i BE-së të jetë këtu, të jep përkrahje, ndërsa Austria të sigurojë po ashtu përkrahje që procesi për anëtarësim në BE me të vërtetë të fillojë dhe përfundojë.”, - deklaroi kancelari i Austrisë, Karl Nehammer.
Kovaçevski: Austria, përkrahëse e fuqishme e RMV-së
Austria është përkrahëse e fuqishme dhe partner i Maqedonisë së Veriut për integrimin në BE, theksoi në Vjenë kryeministri, Dimitar Kovaçevski. Ai njëherit theksoi se qeveria do të vazhdojë të punojë në realizimin e qëllimeve strategjike, përfshi angazhimin për ndërtimin e marrëdhënieve me fqinjët si dhe agjendën reformuese.
“E shpreha falënderimin tonë deri te Austria, e cila është përkrahëse e fuqishme në rrugën integruese të Maqedonisë së Veriut, por edhe në përgjithësi për perspektivën e anëtarësimit në BE të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimorë. Në numrin e madh të sfidave në rrugën për anëtarësim të plotë në BE, vitin e kaluar me përkrahje aktive të Austrisë, kancelarit dhe ministrave të angazhuar për politikën e jashtme dhe çështje evropiane i filluam bisedimet për anëtarësim në BE. Para nesh janë hapat e radhës, të cilat do ta përcaktojnë dinamikën dhe hapat e mëtejmë në atë rrugë.”, - theksoi kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.
Kovaçevski: Qytetarët e RMV-së meritojnë të jetojnë në BE
Kovaçevski njëherit nga Vjena e ftoi opozitën maqedonase t’i mbështes ndryshimet kushtetuese, nga të cilat varet perspektiva evropiane e vendit.
“Qytetarët tanë meritojnë dhe dëshirojnë të jetojnë në vend si anëtarë të BE-së, në vendin e tyre Maqedoninë e Veriut e jo të jetojnë në vend tjetër të BE-së, siç ndodh tani me ardhjen për të punuar në Austri, Gjermani apo Francë.”, - u shpreh kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski njëherit theksoi se Austria është investitori më i madh i huaj në Maqedoninë e Veriut, pasi investimet deri në vitin e kaluar arrijnë në mbi 900 milion euro. Rreth 50 kompani austriake janë të pranishme në tregun e Maqedonisë së Veriut. Po ashtu, dronët austriak do të shfrytëzohen nga policia e Maqedonisë së Veriut në kuadër të bashkëpunimit me “Fronteks”-in.
SANIJE DURAKU
