Maqedoni

Liderët politik dërguan urime me rastin e Fitër Bajramit

21.04.2023 12:11

Me rastin e Fitër Bajramit liderët e partive politike në vend urojnë paqe, unitet dhe solidaritet....

Me rastin e Fitër Bajramit liderët e partive politike në vend urojnë paqe, unitet dhe solidaritet. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti festën më të rëndësishme për besimtarët myslimanë e uroi përmes rrjetit social Facebook ku shkruan se: “Le të ruajmë me përkushtim freskinë shpirtërore që na e solli muaji i bekuar i Ramazanit, frymëzimin për praktikimin e veprave të mira, përforcimin e respektit dhe humanitetit ndërnjerëzor”, ka shkruar Ahmeti.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari uron që vlerat që na mëson islami të mos harrohen me mbarimim e muajit të Ramazanit. 
 
“Uroj që vlerat që na mëson islami, mos të harrohen me mbarimim e këtij agjërimi dhe të kujtohen vetëm për Ramazanin e vitit tjetër! Uroj që këto parime të jenë udhëzim për çdo orë e për çdo ditë për secilin nga ne!”, tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari.
 
Me urim për fitër Bajram edhe Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Aipërmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajamit.
 
“Gëzuar Festën e Fitër Bajramit – paqja, dashuria dhe toleranca le ta zbukurojnë të ardhmen tonë!”, ka uruar në Facebook kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami .
 
Edhe kreu i opozitës Maqedonase, Hristian Mickoski me urim për Fitër Bajramin. Por ai edhe në këtë ditë feste ftoi për bashkim në betejën kundër korrupsionit dhe krimit që sipas tij sjellin varfërin dhe dëshpërimin e qytetarëve. 
 
“Ta ngrejmë zërin kundër burimit të këtyre vlerave të këqija në shoqërinë tonë, t`u tregojmë atyre që janë bartës të kësaj njëmendësie se nuk mund të na ndajnë, të na thyejnë, porn a bashkojnë më fuqishëm për t`ua ndalë rrugën” – thotë Mickoski në urimin e Fitër Bajramit.
 
SANIJE DURAKU