LSDM: Qeveria të tërheq ligjin për honorarët

14.02.2015 18:34

LSDM ka kerkuar nga qeveria te tërheq ligjin per honoraret...

Mila Carovska, nga partia maqedonase ne opozite kete qendrim e ka bazuar ne  faktin se ligji pesoi ndryshime ende pa filluar zbatimi i tij edhepse qeveria e mbronte fuqishëm.

“Nëse deputetët e VMRO-DPMNE-së me të vërtetë dëshirojnë t’i mbrojnë qytetarët e papunë , ata që punojnë prej vitesh, por nuk janë me sigurim social dhe shëndetësorë, atëherë do të propozonin transformim të detyrueshëm të të gjitha marrëveshjeve për honorarë në marrëveshje për marrëdhënie pune, ashtu siç ne te vertete paralajmeruan se do ta bejne për 3.000 punësimet në administratën shtetërore dhe publike” – tha Mila Carovska nga rradhët e LSDM-së.

Honoraristet edhe pas ndryshimeve te fundit te ligjit edhe pse do të paguajnë kontribute përsëri nuk do t’i gëzojnë të drejtat që ofron ligji për marrëdhënie pune.

Prandaj LSDM propozon që marrëveshjet autoriale, marrëveshjet në vepër ose marrëveshjet e tjera të lidhura me personat e papunë të cilet në kontinuitet janë të angazhuar për më shumë se një vit nga ana e personit të njëjtë juridik, të obligohen qe të transformohen në marrëveshje për marrëdhënie të njëjtë pune.

Kjo masë do të zvogëlojë mundëson për angazhim shumëvjeçarë me honorarë vleresojne nga LSDM. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)