Maqedoni
Krerët shtëtëror urojnë Fitër Bajramin
21.04.2023 14:22
Krerët politik në vend uruan besimtarët mysliman për festën e Fitër Bajramit....

Krerët politik në vend uruan besimtarët mysliman për festën e Fitër Bajramit. Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane të Bajramit të Fitrit, uroi që ditët e festave t’i kalojnë në paqe dhe harmoni.
“Pavarësisht përkatësisë fetare, etnike dhe politike, le të kemi mirëkuptim dhe respekt për të gjithë bashkëqytetarët tanë. Së bashku, të bashkuar dhe në solidaritet, të punojmë për përparimin dhe mirëqenien e atdheut tonë të përbashkët, Republikën e Maqedonisë së Veriut.”,- ka shkruar Pendarovski.
Kryeministri, Dimitar Kovaçevski ka uruar paqe, lumturi dhe mirëqenie në çdo shtëpi.
"Me këto vlera, ne, së bashku ndërtojmë shoqëri të barabartë për të gjithë qytetarët, duke promovuar multikulturalizmin si përfitim profesional dhe me këtë veçanti e integrojmë vendin në familjen Evropiane. Në kohën e sfidave ekonomike dhe të sigurisë në kontinentin evropian, RMV është një shembull i dobishëm, unik për edukimin dhe zhvillimin e traditave, feve dhe komuniteteve të ndryshme.", - ka shkruar kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Urime me rastin e festës së Fitër Bajramit ka dërguar edhe kryeparlamentari, Talat Xhaferi.
“Ndjenja solemne dhe rrezatimi i ngrohtë depërton në zemrat dhe shtëpinë e secilit. Shpresoj se në periudhën që e lëmë pas, arritëm të nxjerrim më të mirën nga vetja “Mirëqenia ekonomike dhe ngrohtësia familjare le të sundojë në çdo shtëpi në këtë ditë të madhe. Për shumë vjet Ramazan Bajrami!”,- ka uruar kryeparlamentari Talat Xhaferi.
FLUTURA LATIFI
