Maqedoni
Fitër Bajrami në Shkup, atmosferë të mirë në lagjet e Shkupit
21.04.2023 15:30
Këtë ditë Bajrami atmosfera në lagjet e Shkupit është shumë e mirë...

Këtë ditë Bajrami atmosfera në lagjet e Shkupit është shumë e mirë, fëmijët kanë dalë të shetiten, t’i vizitojnë familjet dhe kanë dëshirat e tyre për një të ardhme sa më të mirë.
“Po, të na pranohet ramazani gjithkujt që e ka mbajtë dhe, e gëzofshi Bajramin për gjithë muslimanët. Të bëhem njeri i mirë dhe hoxhë kam dëshirë të bëhem.”, u shpreh një fëmijë.
“Shumë mirë, ditë e bukur, kam vizituar familjen.”, tha një fëmijë.
“Ju uroj të gjithve bajramin me shumë fat me dashuri .”, u shpreh një fëmijë.
“Kam blerë një fustan, një palë pantolla dhe një maicë. Mrekullueshëm. Kemi dalë nëpër fqinjë, kusheri.”, tha një fëmijë.
“Jam i lumtur që është bajram.”, u shpreh një fëmijë.
“Shumë mirë, kam shkuar te daja.”, tha një fëmijë.
“Sot është dita e Bajramit..te halla ime kam qenë .”, u shpreh një fëmijë.
“Prej mëngjes jemi zgjuar dhe kemi hec mjaftë.”, u shpreh një qytetar.
“Mirë, mirë kalojmë, mirë kaluam për ramazan.”, tha një qytetar.
“Me kalu sa më mire!”, tha një qytetar.
“Lutja e ramazanit ishte me kalu një vit sa më të mirë mos me pas si kemi kalu vitin 2021 -2022 me sëmundje dhe stres. Shumë mirë gëzohem që është festa shum e mirë.”, u shpreh një qytetar.
Pas mbarimit të muajit të Ramazanit, besimtarët islam festojnë Fitër Bajramin, festë të cilën e karakterizon dreka e bajramit, bakllvaja dhe teshat e reja sidomos për fëmijë. Gjatë kësja feste, besimtarët musliman vizitojnë të afërmit për të bërë uruar njëri tjetrin me urimet më të mira.
VLORA LATIFI TOPOJANI
