Maqedoni

Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese lëvizja më e madhe

21.04.2023 15:51

Ne do të bëjmë gjithçka për të zbatuar të gjitha reformat dhe të gjitha hapat për të ardhmen evropiane RMV-së....

Ne do të bëjmë gjithçka për të zbatuar të gjitha reformat dhe të gjitha hapat për të ardhmen evropiane RMV-së, por kemi nevojë për mbështetjen e BE-së për të mos lejuar pengesat dhe kushte të reja, por vlersim vetëm sipas rezultateve konkrete,- tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, nga ligjërata në Akademinë Diplomatike të Vjenës. Sipas tij ekzistojnë dy blloqe politike, njëri proeuropian në krye me LSDM dhe BDI-në e tjetri antieuropian i udhëhequr nga opozitarja VMRO-DPMNE, prandaj është fakt se mund të ndodh bllokim i procesit nga factor të brendshëm. 

“Ndërtimi i korridoreve është hapi më i madh ekonomik, kurse ndryshimet kushtetuese lëvizja më e madhe politike e qeverisë. Deri më tani, vetoja për integrimet evropiane të Maqedonisë gjithmon vinte nga një anë e tretë nga jashtë, këtë herë vetoja mund të vijë nga brenda. Procesi i integrimeve evropiane nuk është vetëm për një parti politike, por është proces i gjithë shoqërisë, që është synim strategjik për të gjithë qytetarët.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
 
Kovaçevski: Vende të treta finansojnë subjekte anti BE
 
Kovaçevski në Vienë theksoi se vende të treta e veçanërisht Rusia, finanson media, analistë por edhe parti politike që të pengojn afrimin e Maqedonisë së Vriut drejt BE-së. 
 
“Finansojn parti politike të cilat punojn kundër NATO-së dhe agjendës rajnale dhe mund t'i gjeni edhe në individë që paraqiten si analist, influeser e lështu me radhë. Këto mund t’i gjejm edhe në shtetin tonë edhe në Bullgari. Po pra parti politike që finansohen nga parti politike Ruse.”, tha Kovaçevski. 
 
Kryeministëri kërkoi mbështetje të fortë në rrugën drejt BE-së. Sidomos në periudhën në vijim, kur hapat për zbatimin e reformave janë të nevojshme. Brenda Kuvendit të Maqedonisë na duhet një zë për Evropën. Do të bëjmë gjithçka për të zbatuar të gjitha reformat dhe të gjitha hapat për të ardhmen evropiane të vendit, ka thënë Kovaçevski.  
 
SANIJE DURAKU