Maqedoni

Korridori 8 dhe 10D, përplasje mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së

21.04.2023 16:09

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, publikoi dy dokumente të reja të Marrëveshjes së Qeverisë...

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, publikoi dy dokumente të reja të Marrëveshjes së Qeverisë me “Bechtel & Enka” për ndërimin e korridoreve 8 dhe 10D. Këto dokumente kanë të bëjnë me numrin e puntorëve dhe planin e punës. Sipas tyre, dokumentet që janë marrë nga denoncuesit, tregojnë se si shkelen ligjet dhe rrënohet shteti juridik. 
 
Në dokumentin e parë që e publikoi Nikollovski, thuhet se vetëm 30% e të punsuarve të angazhuar në punën e autostradave do të jenë nga vendi ndërsa të tjerët do të sillen nga jasht. Kjo sipas Nikollovskit, nënkupton shpenzimin e një shume të lartë të mjeteve jasht vendit. Në dokumentin e dytë, Nikollovski e publikoi numrin e puntorëve nga vendi dhe jasht duke theksuar se nuk do të vlejnë lejet e nevojshme për punë dhe qëndrim. 
 
“Në pajtueshmëri me Ligjin e veçantë, neni 13 (1) puntorët e huaj, të punësuar në Projekt, do të kenë lejë të fillojnë punën e projektit pas aplikimit për lejet e nevojshme për qëndrim dhe punë, para dhe derisa pritet procedura për miratimin apo refuzimin e lejeve për qëndrim dhe punë.”, ka thënë nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.
 
Ndërkohë, nga LSDM i demantojnë publikimet e Nikolovskit, duke theksuar se VMRO-DPMNE, plason gjëra të pavërteta rreth projektit strategjik për ndërtimin e dy korridoreve. Sipas tyre, gënjeshtrat e Nikollovskit demantohen me Ligj. 
 
“Në nenin 11, alinea 3, gjegjësisht në pjesën ku rregullohet angazhimi për të punësuar nga vendi dhe jasht, i qartë është obligimi që partneri strategjik të shfrytëzojë më së paku 51% nga resurset lokale. Kjo nënkupton se nëse vendi jonë ka resurse lokale të mjaftueshme gjegjësisht fuqi puntore, numri i resurseve të angazhuara lokale mund të jetë edhe më i madh se 51%. Në nenin 13, alinea 1, qartë qëndron se puntorët e angazhuar patjetër se duhet të kenë leje për punë dhe qëndrim dhe në bazë të këti ligji special, me saktësi është vërtetuar kjo procedurë, gjegjësisht ajo që qëndron në marrëveshje është në pajtueshmëri me ligjin” - thuhet në kumtesën e LSDM-së.
 
Nesër fillon të zbatohet marrëveshja dhe të fillojë ndërtimi i korridoreve. Kontraktori që do të projekton dhe ndërton korridoret me ekipet eksperte të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, tani më punojnë në dokumentacionin për shpronësimin e pronave gjatë korridorit. Ndërtimi i autostradave duhet të përfundoje branda 4 vite dhe 7 muaj. Projekti do të kushtojë 1.3 miliardë euro dhe mbi 200 milion euro për shpronësimin e pronave. Nga Qeveria thonë se të gjitha mjetet finansiare për realizimin e projektit do të pubikohen.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI