Maqedoni
Shkup, shqiptohen 149 sanksione për vozitje të shpejtë
21.04.2023 16:50
149 shoferë janë gjobitur për shkak të shpejtësisë, në prag festash....

Ministria e Punëve të Brendshme të enjten në Shkup ka zbatuar kontroll të intensifikuar në komunikacion për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me çrast janë gjobitur 149 shoferë.
Tridhjetë e shtatë shofer jan dënuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, katër gjoba për ngasjen e automjeteve të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike.
Poashtu janë shqiptuar edhe shtatë sanksione për shfrytëzmin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, tre sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), dhe pesë gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurisë.
“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, thonë nga MPB.
