Militantët e SHI marrin nën kontrollë qytetin Al-Baghdadi

14.02.2015 18:56

Militantët e Shtetit Islamik e kanë marrë nën kontrollë qytetin al-Baghdadi që gjendet në afërsi të një baze ajrore, ku koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të i trajonjnë forcat irakiane...

Lajmin e ka konfirmuar një zëdhënës i Pentagonit I cili ka bere te ditur se militantët e kanë marrë kontrollin mbi al-Baghdadi dhe sipas tij, kjo është hera e parë brenda një muaji që militantët e kanë zgjeruar teritorin.

Marrja e al-Baghdadit ka ndodhur në ditrën kur militantët e IS-it e kanë nisur një ofenzivë në afërsi të bazës ajrore al-Asad. Pentagoni poashtu ka njoftuar se disa luftëtarë të IS-it janë vrarë më 13 shkurt gjatë sulmeve në provincën Anbar.

Nuk është raportuar për trupa irakiane apo amerikane të vrarë. Pentagoni tha se sulmi nga militantët po udhëhiqej nga së paku disa kamikazë, disa prej të cilëve kanë arritur t’i shpërthejnë bombat e tyre para se të njëjtit të vriteshin nga trupat irakiane.