Maqedoni
Parashikimi i motit
22.04.2023 11:43
Moti në mëngjes do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare...

Moti në mëngjes do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa pasdite vende-vende jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 8°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 14 deri në 21°C.
Në Shkup paradite do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite me reshje të shpejta të rrëmbyeshme dhe vranësira të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 20°C.
