Maqedoni
Prokuroria Themelore në Tetovë: Aktakuzë ndaj anesteziologut Tik-Toker
22.04.2023 13:52
Prokuroria themelore në Tetovë ka ngritur aktakuzë kundër anaesteziologut Valton Dervishi...

Prokuroria themelore në Tetovë ka ngritur aktakuzë kundër anaesteziologut Valton Dervishi, i cili më 14 prill nga reparti i gjinekologjisë në spitalin e Tetovës ka xhiruar pacientët dhe personelin duke e publikuar videon në TIk-Tok. Ai ngarkohet për sjellje të pa ndërgjgjshme në punë dhe xhirim të pa autorizuar.
„Në kryerjen e procedurës paraprake u siguruan dëshmi të cilat e mbështesin dyshimin e bazuar se i akuzuari, si person zyrtar – anesteziolog i punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës, më 14 prill në mënyrë të pa autorizuar ka xhiruar pacientët dhe të punësuarit dhe e ka publikuar live në rrjete sociale, me çka dukshëm ka vepruar me pakujdesi në ushtrimin e kompetencave dhe detyrave të tij dhe ka shkelur rëndë të drejtat e tyre”, thekson prokuroria e Tetovës në njoftimin për media.
Poashtu prokuroria kërkon vazhdimin e paraburgimit ndaj anesteziologut i cili aktualisht ndodhet në paraburgim tetë ditorë që i është shqiptuar nga Gjykata e Tetovës. Anesteziologu Dervishi, tanimë është suspenuar nga puna, ndërsa Oda e mjekëve ka filluar procedurën për marrjen e licencës, fillimisht në afat shtatë vjeçarë, por siç ka deklaruar minsitri i shëdnetësisë Fatmir Mexhiti, ai mund ta humbë licencën e mjekut përjetësisht.
GYLTENE SINANI
