Maqedoni
Aksidentohet auto-ambulanca nga Kumanova, lëndohet infermierja që shoqëronte pacientin
22.04.2023 14:17
Një auto-ambulancë e ndihmës së shpejtë nga Kumanova, është përplasur me një automjet tjetër...

Një auto-ambulancë e ndihmës së shpejtë nga Kumanova, është përplasur me një automjet tjetër në afërsi të kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, me çrast automjeti i ndihmës së shpejtë është përmbysur. Në auto ambulancë kishte një pacient kardiologjik i cili po transportohej nga Kumanova, në soqërimin e një infermiereje dhe një vozitësi. Infermierja ka marr lëndime nga aksidenti, por është në gjenje stabile shëndetësore thonë nga Spitali i Kumanovës.
“Infermierja është në shtëpi, por kjo është stresuese edhe për vozitësin edhe për infermieren edhe për pacientin, për të gjith ne që jemi në këtë institucion. Me vite punojmë kanë ndodhur edhe defekte, edhe aksidente më të vogla por kjo është diçka me të vërtetë e tmerrshme.”, tha drejtoresha e Spitalit të Kumanovës, Snezhana Zaharieva.
Drejtoresha Zaharieva ankohet se niveli i kulturës në komunikacion është i ulët, pasi ka raste kur nuk u jepet përparësi atomjeteve të ndihmës së shpejtë.
“Nuk dëshirojë të prejudikojë kjo është çështje e organeve kopetente për të përcaktuar se kush ishte fajtori por vetura jonë po lëvizte sipas rregullës dhe nuk ka qenë as me shpejtësi të madhe sepse ishte afër klinikës, pacienti ka qenë në gjendje stabile edhe pse në situate për tu transportuar në Shkup, me alarm të kyçur, por është e dukshme se automjeti tjetër nuk i ka respektuar rregullat e komunikacionit.”, tha Zaharieva.
Zaharieva apelon te të gjith pjesmarrësit në komunikacion që të mendojnë se ndonjë here mund të jenë edhe ata pacient, prandaj automjeteve të ndihmës së shpejtë tu japin përparësi.
REXHEP QAMILI
