Maqedoni
Fillon realizimi i Koridorit 8 dhe 10D, sërish akuza mes VMRO-së dhe LSDM-së
22.04.2023 14:44
Sot filloi realizimi i marrveshjes me kompaninë „Behtel-Enka” për ndërtimin e Koridorit 8 dhe 10-D.....

Sot filloi realizimi i marrveshjes me kompaninë „Behtel-Enka” për ndërtimin e Koridorit 8 dhe 10-D. Por VMRO-DPMNE-ja opozitare vazhdon ta kritikojë marveshjen. Nënkryetair i kësaj partie Aleksandar Nikollovski ka publikuar dy dokumente të cilat pretendon se janë dokumente nga marrveshja e qeverisë me Behtel Enka, të cilët kanë të bëjnë me numrin e punëtorëve dhe planin e punës. Ai pretendon se deokunetet që i ka marrë nga informatorë dëshmojnë se si shkilen ligjet dhe shkatrrohet shteti juridik.
Në njërin nga dokumentet e publikuar nga Nikollovski thuhet se vetëm 30% e puntorëve të nagazhuar për ndërtimin e autostradave do të jenë vendorë, ndërsa të tjerët do të sillen nga jasht. Kjo sipas tij do të thotë bartjen e një shume të mëdha parashë jashtë vendit. Dokunetin tjetër Nikollovski thot se flet për numrin e të punësuarve nga jasht dhe nga vendi, derisa për të punësuarit e Behtel Enka nuk do të nevoiten lejet për qëndrim dhe punë.
“Në përputhje me ligjin e veçantë neni 13 një, punëtorëve të huaj të punësuar në këtë proekt do tu lejohet të fillojnë me punë në proekt, pas aplikimit për dokumentacionin e nevojshëm për leje qëndrim dhe punë para dhe deri sa pritet procedura për dhënien e lejeve.”, shkruan në dokumentin e publikuar nga Nikollovski.
Edhe kreu i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski ka kundërshtuar marrveshjen.
“Pse kanë nënshkruar marrveshje e cila kërkon vazhdimin e orarit të punës nga 40 në 60 orë pune, edhe pse është në kundërshtim me kushtetutën dhe me vetëdije pranojmë të paguajmë qindra milion euro ndëshkime. Pse e kanë suspenduar legjislativën maqedonase dhe kanë pranuar legjislativë të modelit tjetër anglo-skason përkatësisht ligjet e Anklisë dhe Uellsit. Pse kanë paguar që ndërtimet pa leje të shpronësohen me çmim të njejtë si objektet e ndërtuara me leje.”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski .
Kanë reaguar nga LSDM nga e cila theksojnë se Nikollovski dhe VMRO-DPMNE vazhdojnë të plasojnë të pa vërteta për ndërtimin e dy koridoreve.
“Atë që e bën Nikollovski në statusin e tij dhe VMRO-DPMNE nëpërmjet deklaratave të tyre në këtë temë është spin i ligjit që është plotësisht i qartë. Që të jem precise do të thirrem pikërisht në ligj. Ligji për konfirmimin e interest publik për nominimin e partnerit strategjik për implementimin e proektit për ndërtimin e Koridorit 8 dhe 10D është miratuar në vitin 2021 dhe publikuar në gazetën zyrtare më 13 korrik të vitit të njejtë me numër 163 që do të thotë se është publik për opinionin. Në nenin 11 alinea 3, përkatësisht në pjesën ku rregullohet angazhimi për punëtorë nga vendi dhe jasht, qartë qëndron obligimi që partneri strategjik të shfrytëzojë të paktën 51% të resurseve lokale. Ky është momenti ku Nikollvski e bën spinin. Kjo do të thot se nëse vendi ynë ka resurse të mjaftueshme që mund ti shfrytëzojë, atëherë mundet që përqindja mund të jetë edhe më e lartë se 51%. Në nenin 13 alinea 1 poashtu qart thueht se punëtorët e angazhuar patjetër duhet të kenë dokumentet e nevojshme për qëndrim dhe punë dhe në përputhje me këtë ligj special, sakt është caktuar kjo procedurë.”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
Edhe kryemisnitri Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se 51% e mjeteve nga Koridori 8 dhe 10 D do të shkojnë te kompanitë vendore.
Kryerësi i punimeve Behtel Enka që do të proektojë dhe ndërtojë së bashk me shërbimet profesionale të ndërmarrjes publike Rrugët e Maqedonisë tanimë po punojnë në dokumentacioni për kompensimin e pronave ku duhet të kalojnë autostradat. Sipas marrveshjes proekti duhet të realizohet branda 4 vitesh e 7 muaj, ndërsa proekti do të kushtojë 1,3 miliard euro dhe mbi 200 milion euro janë paraparë për kompensim të pronave. Makineria ndërtuese pritet të nis punën në teren më 12 maj.
REXHEP QAMILI
