Maqedoni
LSDM kritika VMRO-së dhe Miskoskit: Nuk po mbështet proceset me interes për vendin
22.04.2023 15:11
Javën e ardhëshme pritet të nis me punë komisioni për ndryhsimet kushtetuese pranë minsitrisë së drejtësisë....

Javën e ardhëshme pritet të nis me punë komisioni për ndryhsimet kushtetuese pranë minsitrisë së drejtësisë. Nga LSDM kanë akuzuar kreun e VMRO-DPMNE-së se po i degradon dhe nënçmon profesorët që do të marrin pjesë në këtë grup punues. Poashtu sipas partisë në pushtet opozitarja VMRO-DPMNE nuk po merr pjesë në asnjë proces që e çon vendin përpara, prandja kërkaun përgjegjësi morale nga Mickoski.
“Kur më në fund Kristian Mickoski do të mbajë përgjegjësi morale sepse nuk po merr pjesë në asnjë proces që e çon vendin përpara. Nuk morrën pjesë, nuk duartrokitën dhe nuk e përshëndetën anëtarësimin e vendit në NATO, e kemi parë se si fare nuk votuan për propozimin evropian me të cilin i filluam bisedimet me BE-në. Të gjitha këto qëllime strategjike që po i realizojmë sot sjellin investime, siç janë investimet më të alrta kapitale që nga pavarësia deri më sot, siç është i fundit prej 204 milion euro. Si shembill të freskët do ta marr rritjen për 62% të programit IPARD 3 mjete të pa kthyeshme nga BE dhe kështu me rradhë.”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
Mickoski: Ndryhsimet kushtetuese temë e mbyllur
Por Mickovski as që dëshioron ta dëgjojë pyetjen e gazetarëve rreth grupit të punës për ndryshimet kushtetuese.
“Kjo është temë e mbyllur për mua nuk kam çfar të them tjetër kam thënë gjithçka.”, tha kryetar i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski.
Ndërkohë Aleanca për Shqiptarët paralajmëron se në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese do ta shtrojë edhe çështjen e heqjes së 20% për gjuhën shqipe dhe shpresojnë edhe në përkrahjen e partive tjera.
“Heqja e 20% dhe emërtimi i drejtë i gjuhës shqipe në Kushtetutë nuk rrezikon askend dhe asnjë proces, përkundrazi avancon Kushtetutën dhe barazinë mes qytetarëve. ASH do ta shtrojë këtë çështje në grupin punues për ndryshimet kushtetuese dhe jemi të bindur se partitë e tjera politike do të reflektojnë dhe do tu përmbahen zotimeve të bëra shumë më herët për heqjen e 20 përqindëshit.”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.
Përveç VMRO-DPMNE-së në grupin e punës nuk kanë pranuar të marrin pjesë edhe partia e Majta, Alternativa dhe Besa.
GYLTENE SINANI
