Botë

Rusia vazhdon të godas Ukrainën, aleatët rrisin mbështetjen për Kievin

22.04.2023 15:33

Ukraina thot se ushtria e saj ka zmbrapsur dhjetëra sulme ruse në 24 orët e kaluara...

Ukraina thot se ushtria e saj ka zmbrapsur dhjetëra sulme ruse në 24 orët e kaluara, derisa aleatët perëndimorë diskutuan për të fortifikuar aftësitë mbrojtjes ajrore ukrainase, para nisjes së kundërofensivës ukrainase, të planifikuar për në pranverë. SHBA-të njoftuan se do të fillojë trajnimin e forcave ukrainase për përdorimin dhe mirëmbajtjen e tankeve Abrams. Zyrtarët e mbrojtjes nga Evropa dhe bota në bazën ajrore Ramstein në Gjermani konfirmuan se në muajt e fundit, anëtarët e grupit kanë ofruar pajisje dhe trajnime të mjaftueshme për të mbështetur nëntë brigada të blinduara shtesë dhe më shumë se 55 miliardë dollarë ndihmë sigurie për Kievin.
 
“Kemi përshpejtuar afatet tona kohore që EM1 Abrams të furnizojë Ukrainën me më shumë automjete të blinduara në muajt e ardhshëm. Abrams që do të përdoret nga ukrainasit për stërvitje do të mbërrijë në Gjermani në javët e ardhshme. Jam i bindur se këto pajisje dhe trajnime do t'i vendosin forcat e Ukrainës në një pozicion për të vazhduar sukseset e tyre në fushën e betejës.”, tha sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin.
 
Ndërkohë, Gjermania nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me Poloninë dhe Ukrainën për të krijuar një qendër mirëmbajtjeje për tankset ukrainase Leopard 2 në Poloni, pranë kufirit me Ukrainën. Sipas autoriteteve në Kiev ushtraia ukrainase ka “zmbrapsur 53 sulme ruse në Bahmut, dhe pjesë tjera në lindje. Ushtria ruse ka kryer 30 sulme ajrore dhe tri me raketa, dhe ka kryer 50 sulme me raketahedhës në 24 orët e fundit, tha ushtria ukrainase. Prioritet mbetet vija e parë e frontit thot presidenti Zelensky.
 
“Po analizojmë me kujdes rrjedhën e armiqësive, zonat më të nxehta dhe potencialisht të rrezikshme. Vija e pare e fronit është prioriteti numër një. Ne po përgatisim gjithashtu në mënyrë aktive brigada dhe njësi të reja që do të shfaqen në front.”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi.
 
Nga organizata private ushtarake ruse Wagner thonë se ofensiva ukrainase nuk ka nisur për shkak të kushteve të kuptueshme të motit. Televizioni shtetëror rus publikoi pamjet e ushtarëve rusë që thuhet se ndodheshin në fushbetejë në territorin ukrainas të Bakhmut. 
 
GYLTENE SINANI