Botë
Japoni, ushtria në gjendje gatishmërie
22.04.2023 16:39
Japonia ka urdhëruar ushtrinë të përgatitet që të rrëzojë raketa balistike të Koresë së Veriut...

Japonia ka urdhëruar ushtrinë të përgatitet që të rrëzojë raketa balistike të Koresë së Veriut, pasi Phenjani tha gjatë kësaj jave se është gati të lëshojë satelitin e parë të tij ushtarak të spiunazhit.
Vendosja e satelitit në orbitë do të kërkonte një predhë me rreze të gjatë, që Koresë së Veriut i ndalohet të lëshojë sepse Kombet e Bashkuara i shohin lëshime të tilla si teste të raketave balistike.
Kryeministri japonez, Yasukazu Hamada, u tha Forcave për Vetëmbrojtje se “ka një mundësi për urdhërimin e masave shkatërruese ndaj raketave balistike”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.Hamada udhëzoi ushtarët që “të zbatojnë masat e nevojshme për të kufizuar dëmet në rast se ndonjë raketë balistike do të bjerë”.
Ai urdhëroi përgatitjet për dislokimin e sistemeve SM-3, që janë për pengimin e raketave, por edhe të njësive ushtarake në Okinava, që mund të operojnë raketat Patriot PAC-3.
