Dortmundi vazhdon “ringjalljen”

14.02.2015 19:11

Borusia e Dortmundit arrin fitoren e dytë rradhazi, dicka që nuk ndodhte që nga fillimi i shtatorit të vitit të kaluar...

Verdhezinjtë e Jurgen Klopp fituan me përmbysje 4-2 ndaj Mainzit për të rrëmbyer tre pikë të cmuara që e largojnë nga zona e rënies nga kategoria.

Skuadra e Jurgen Klopp u gjend në disavantazh pa u mbushur as një minuta lojë që në aksionin e parë të Mainzit me Elkin Sot.

Në fraksionin e dytë kishim nëj Borusi, tjetër në fushë e cila arriti të bëjë një përmbysje të plotë Trajneri  Jurgen Klopp dhe futbollistët e tij mund të marrin frymë më lirisht, me fitoren e dytë rradhazi Dortmundi shkon në kuotën e 22 pikëve.