Maqedoni
Parashikimi i motit
23.04.2023 11:23
Moti për ditën e sotme, e diel 23 prill, parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën....

Moti për ditën e sotme, e diel 23 prill, parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kalimtare. Në relievet malore në lindje në orët e mesditës dhe pasdites shtim vranësirash deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të dobta. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu.
Temperaturat maksimale do të lëvizin prej 13 deri në 22°C.
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Temperaturë më të ulët të mëngjesit prej 6 gradë, ndërsa gjatë ditës pritet të rritet deri në 21°C.
