Bayerni shkatërrues, ndeshja e “çmendur” për Wolfsburgun

14.02.2015 19:25

Bayern Munichu ka arritur që të shkatërrojë Hamburgun në shtëpi me rezultat 8-0, teksa Wolfsburgu në një ndeshje për infarkt, arriti të mposht me 5-4 Bayer Leverkusenin...

Bayerni nuk u ndal nga minuta e 21-të kur Thomas Muller shënoi nga penaltia. Dy minuta më vonë shënoi Mario Gotze për 2-0.

Arjen Robben e mbylli pjesën e parë me rezultat 3-0, teksa në pjesën e dytë menjëherë ishte Robben (47') ai që shënoi një tjetër gol të bukur për 4-0.

Thomas Muller (55') dhe Leëandoëski në minutën e 56-të realizuan shpejt për 6-0.

Në minutën e 69-të ishte Ribery që zgjeroi për 7-0, para se Mario Gotze të shënojë për 8-0 në minutën e 89-të.

Në ndeshjet tjera Bayer Leverkusen dhe Wolfsburgu luajtën një takim të çmendur në të cilin u shënuan gjithsej nëntë gola, për në fund fitore të mysafirëve me 5-4. Të gjelbrit, pas pjesës së parë kishin epërsi prej 3-0, ndërsa farmaceutët u kthyen në lojë, duke barazuar rezultatin në 4-4, por në minutën e fundit të kohës shtesë, në skenë doli Dost për mysafirët, i cili me golin e tij të katërt në këtë sfidë, solli tri pikë të mëdha për Wolfsburgun.

Tabela pas javës së 21-të është me Bayernin që avancon me 49 pikë, tetë më shumë se Wolfsburgu në vendin e dytë.