Botë

Kosovë, po votohet për kryetarë të komunave në veri

23.04.2023 13:50

Në katër komunat veriore të Kosovës, po mbahen zgejdhjet lokale...

Në katër komunat veriore të Kosovës, po mbahen zgejdhjet lokale. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kreshnik Radoniqi, pasi ka vizituar qendrat e votimit në Veri të Mitrovicës ka deklaruar se të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë dhe se procesi i votimit po zhvillohet pa probleme. Ai ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e votes për të zgjehdur drejtuesit lokal. 
 
“Për momentin procesi zgjedhor po ecën sipas planit, nuk ka probleme apo incidente të evidentuara. Pres që qytetarët të shkojnë në votime në numër sa më të madh. Kontejnerët të cilët janë vendosur qendrat e votimit ishin zgjidhja më e mirë. për momentin. Besoj se nuk është bezdi që mund të ndikojë që qytetarët të dalin dhe të votojnë”, tha kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
 
KQZ ka njoftuar edhe për përqindjen e votuesve deri në ora 11. Zgjedhjet po bojkotohen nga lista serbe por BE dhe SHBA-të kanë thënë se do ti pranojnë rezultatet. Zgejdhjet po monitorohen nga 357 vëzgues përfaqësues vedor dhe të huaj nga 31 organzata.