Maqedoni

Kumanovë, komuna ndanë nga 2.000 denarë për nxënësit që do të regjistrohen në klasën e parë

23.04.2023 14:45

Me vendim të Këshillit të Komunës së Kumanovës, nga 1 shtatori çdo nxënës që do të regjistrohet në klasën...

Me vendim të Këshillit të Komunës së Kumanovës, nga 1 shtatori çdo nxënës që do të regjistrohet në klasën e parë do të përfitojë nga Komuna nga 2.000 denarë. Ky do të jetë viti i parë që do tu ndahen subvencione prindërve që regjistrojnë fmijët e tyre në shkollë në vitin shkollor 2023/24. Me këtë masë të subvencionimit Komuna mëton që të lehtësojë harxhimet e prindërve në fillim të vitit shkollor.
 
“Ky vendim ka qenë unanim i votuar nga të gjithë këshilltarët komunal, një vendim i cili është për t’u përshëndetur, është një ndihmë e cila do tu jepet familjeve të cilat do të regjistrojnë fëmijë në klasë të parë që sadopak për t’ia lehtësuar atë fillim viti shkollorë i cili është paksa i vështirë për të gjitha familjet, fo vetëm për ata që kanë fëmijë në klasë të parë por sic e dijmë se muaji shtatorë është muaj me më shumë shpenzime”, shtoi mes tjerash këshilltari komunal në qytetin e Kumanovës pranë rradhëve të ASH-së, Huzeir Mustafi.
 
“Mendoj se është një vendim shumë i rëndësishëm i cili do të ndikojë pozitivisht edhe në lehtësimin e buxhetit familjarë të prindërve të atyre fëmijëve por edhe në motivimin e fëmijëve për të filluar vitin e ri shkollorë në mënyrë sa më të mirë të mundur. Pra dokumentacionet të cilat kërkohen për ta marrë këtë ndihmë e cila është në vlerë prej 2.000 denarëve, janë dokumentacione bazike, kërkohet certificate e lindjes, letërnjoftimet e prindërve si dhe numri i xhirollogarisë së prindit në emër të të cilit do të lëshohen ato mjete financiare”, deklaroi këshilltari komunal në qytetin e Kumanovës pranë rradhëve të Altrmtivës, Driton Sulejmani.
 
“Ky ishte një propozim të cilin e bëmë ne këshilltarët e BDI së bashku me ata të LSDM, menduam që sadopak tu ndihmohet familjeve që kanë fëmijë e të cilët i regjistrojnë në klasë të parë. Patjetër se ne do të insistojmë që edhe në vitet e ardhëshme ky vendim të jet në fuqi por gjithashtu do të insistojmë shuma të rritet”, shtoi këshilltarja komunal në qytetin e Kumanovës pranë rradhëve të BDI-së, Arta Mehmeti Ademi.
 
Ndryshe nga ky vendim pritet të përfitojnë rreth 1.000 fëmijë të komunës së Kumanovës të cilët do të regjistrohen në klasë të parë. Vendimin për subvencionimin e prindërve nga 2.000 denarë për çdo fëmijë të regjistruar në klasën e parë u përkrah unanimisht nga të gjithë këshilltarë e Këshillit të Komunës së Kumanovës.
 
FATLUM AQIFI