Maqedoni
Çmimet në tregun e gjelbërt në Tetovë, dyfish më të larta nga çmimet e ngrira
23.04.2023 15:38
Në Tetovë, ato që respektojn çmimet e ngrira nga qeveria janë vetëm subjektet të regjistruara ndërsa të tjerët çmimet...

Në Tetovë, ato që respektojn çmimet e ngrira nga qeveria janë vetëm subjektet të regjistruara ndërsa të tjerët çmimet i përcaktojn në bazë të çmimit furnizues që bëjnë. Në Tregun e gjelbërt në Tetovë çmimet janë dyfishin e çimeve që ka përcaktuar qeveria. Shitësit thonë se e kanë të pa mundur të shesin me ato çmime pasi çmimet furnizuese janë të larta. Ata e pranojn se ka ankesa nga blersit, por thonë se shteti duhet ti subvencionon ato .
“Valla shumë ankohen, tepër por ja se kriza e bënë të veten. Ne mundohemi ti respektojm por nuk mund ti mbajmë kurre nuk ka pare. Para ti na lesho ne do ta mbajmë rregullën.”, u shpreh një shitës.
“Çmimet janë më të larta se vitet tjera. Ankesa nuk ka edhe shumë pasi qytetarët janë mësu me mëto çmime.”, tha një shitës.
Qytetarët nuk duan të komentojn shumë çmimet ka prej tyre që thonë se çmimet janë të larta dhe ka të tjerë që thonë se çmimet janë reale.
“Çmimet çdo herë janë në rritje, për mua nuk janë shumë të larta.”, u shpreh një qytetar,
“Çmimet janë standart si kanë qenë gjithmon nuk ka ndonjë dallim.”, tha një qytetar,
Nga Inspektoriati shtetëror i Tregut në Tetovë thonë se janë në teren dhe deri më sot kanë shqiptuar tre dënime me vlerë nga 1600 euro.
“Inspektoriati i tregut shtetëror gjithmon ka qenë në teren, kemi kontrolluar afërsisht 70 subjekte që merren me këtë veprimtari, kemi hasur prej tyre edhe që nuk respektojn vendimin e qeversië, dhe kuptohet janë shqiptuar dënime me vlerë prej 1600 eurove dënim, përshkak se nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë.”, tha Libert Memeti, kryeshef i Inspektoriatit SH-T në Tetovë.
Çmimet e ngrira të disa perimeve dhe pemëve do të jenë deri në fund të muajt. Por siç duket në terene kjo masë e qeverisë nuk është respektuar edhe aq shumë nga shitësist.
VISAR SADIKI
