Maqedoni
Aeroporti i Shkupit, nis linja ajrore Shkup-Frankfurt me Lufthnsa
23.04.2023 16:05
Nga aeroporti i Shkupit ka filluar linja e re ajrore Shkup-Frankfurt që realizohet nga avio kompania Lufthanza....

Nga aeroporti i Shkupit ka filluar linja e re ajrore Shkup-Frankfurt që realizohet nga avio kompania Lufthanza. Linaj e re ajorore do t ketë ndikim pozitiv në lidhjet mes dy vendeve theksuan drejtori i Tav Metin Batak dhe drejtori rajonal i Lufthanza Peter Pullem.
“Relacioni i Lufthanza Frankfurt Shkup është i rëndësishëm për diasporën, por edhe për udhëtarët për qëllime afariste, turizëm dhe pushime. Poashtu do të mundësojë edhe opcione të reja për kargo transport pasi Gjermania është partner kryesor tregtar i Maqedonisës së Veriut.”, tha Metin Batak nga TAV.
“Si grupacion Lufthanza lidhim ekonomitë dhe njerëzit, ndërsa duke e pasur parasyshë se rreth 100 mij shtetas rë RMV-së jetojnë në Gjermani si diasporë, ju mundësojmë edhe një mënyrë se si ta lidhim edhe ekonominë. Çmimi i biseltës nga Shkupi për në Franksfurt fillon nga 169 euro.”, tha Peter Pullem nga Lufthansa.
Linja ajrore Shkup-Frankfurt do të realizohet 10 herë në javë, ndërsa subvencionohet nga Qeveria. Nëpërmjet kësaj linje aeroporti i Shkupit lidhet me 200 aeroporte tjera të botës.
“Përputhet me politikat tona për zhvillimin e transportit ajror në vend, nëpërmjet ofrimit të kushteve kualitative dhe destinacioneve të reja për qytetarët tanë. Në mënyrë shtesë krijon mundësi për konektim më të madh dhe mundësi për kompanitë vendore, ekonominë, zgjerimin e bizneseve dhe plasimin e produkteve në tregje të reja në evropë. Bëhet fjalë për ekonominë më të madhe me të cilën jemi të interesuar të lidhemi.”, tha Bllagoj Boçfarski-Minsitër i Transportit dhe Lidhjeve.
Nga nji nëntori do të vendosen fluturime nga Shkupi, në drejtim të Luksenburgut, Shtutgardit, Sallsburgut dhe Lublanës dhe anasjelltas. Subvencione nga Qeveria për linjat ajrore ka marr edhe Vizeri hungarez.
GYLTENE SINANI
