Ligeti në histori, Dehari i 64-ti në sllallom të madh
Skiatori amerikan Ted Ligeti, ka shkruajtur emrin e tij në histori, pasi u bë vetëm garuesi i tretë, I cili ka arritur të fitoj tre medalje të arta në një disiplinë të njejtë të Kampionateve Botërore...

Ligeti, në teren nikoqir në Biver Krik, arriti të triumfoj në sllallom të madh, pasi kishte rrëshqitje të shkëlqyeshme në garën e dytë.
Amerikani, pas garës së parë ishte vetëm i pesti, me ngecje prej 24 të qindtat ndaj liderit, Marsel Hirsher, por në fund, Ligeti triumfoi me përparsi prej 45 të qindtat ndaj austriakut. Medalja e bronztë shkoi për francezin Aleksis Panturo, që kishte ngecje prej pothuajse një sekonde ndaj fituesit, I cili kishte triumfuar edhe në botërorin e Garmishit vitin 2011 si dhe ate të Shlladmingut para dy vitesh.
Me këtë, Ligeti, u bë vetëm skiatori i parë që ka arritur të fitoj tre herë resht nëpër botëroret në sllallom të madh, ndërsa het trik të këtil kanë arritur vetëm edhe Ingermark Stenmark në sllallom dhe Kjetill Andre Omot në kombinime.
Nga ana tjetër, në garën e sllallomit të madh në botërorin e Biver Krikut, u paraqit edhe skiatori ynë, Dardan Dehari, i cili me kohë prej 1 minutë, 26 sekonda e 30 të qindtat, përfundoi në pozitën e 64-të nga gjithsej 100 garues të paraqitur, 78-të prej të cilëve arritën vijën e cakut.(Mustafa Ademi, TVM2)
