Maqedoni
Koridori 8 dhe 10D, Boçvarski: Qytetarët nuk duan të presin 15 vite
23.04.2023 17:19
Misnitri i Transportit Bllagoj Boçvarski ka hedhur poshtë pretendimet e kreut të VMRO-së Hrsitian Mickoski..

Misnitri i Transportit Bllagoj Boçvarski ka hedhur poshtë pretendimet e kreut të VMRO-së Hrsitian Mickoski se kordori 8-të po ndërtohet pa leje për ndërtim. Ai sqaruar se proekti për ndërtimin e koridorit tetë parasheh ndërtim në faza, prandaj nuk mundet shteti 10 her të jep leje për ndërtimin e një aksi të njejtë.
“Pikrisht për shkak të kësajë lidhur me proektin bazë me revision do të respektohet procedura e cila do të dorëzohet në gjendje të rregullt teknike, i konfirmuar nga inxhinjer. Poashtu do të konfirmohet edhe aspekti i qëndrueshmërisë dhe stabilitetit poashtu do të konfirmohet i tër proekti, por proekti parasheh ndërtim në faza prandaj ndryhsimet ligjore parashohin model të ri që do të parasheh ndërtim më të shpejtë.”, tha ministri i transportit Bllagoj Boçvarski.
Qëllimi është që sa më pare të fitojmë infrastrukture moderrne që do të kontribuojë për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe zhvillim ekonomik, tha minsitri. Duhet ti pyesim qytetarët e Prilepit, Manastirit, tetovës, Gostivarit, Strugës dhe Ohrit, nëse dëshirojnë infrastructure më të mire në 10 apo 15 vitet e fundit, apo atë duhet ta bëjmë sa më aprë tha Misnitri Boçvarski.
REXHEP QAMILI
