Maqedoni
Çmimet në treg ende të larta për buxhetin e qytetarëve
23.04.2023 17:47
Tregëtarët me vlerësim se çmimet i imponon tregu, por qytetarët ankohen se çmimet vazhdojnë...

Tregëtarët me vlerësim se çmimet i imponon tregu, por qytetarët ankohen se çmimet vazhdojnë të jenë të larta sidomos të frutave dhe perimeve të cilat u shtrejtuan në prag të festave festare bajramit dhe pashkët.
Çmimet në tregun e Bit Pazarit në Shkup, ende nuk janë ulur në nivelin që qytetarët të mundë të furnizohen me sasinë e nevojshme të produkteve elementare për jetesë, shprehen qytetarët e anketuar.
“Shtrejt janë por ske çka bën, edhe për tregëtarët nuk është mirë se edhe ato i marrin shtrejtë.”, u shpreh një qytetar.
“Shtrejtë janë po kjo krizë shpresoj të kalon se nuk përballohet. Rroga edhe më e madhe të jetë prap nuk del për elementaret e leje më për jetesë. Mishi shtrejtë 600-800 den 1 kg mish viçi. Pemët dhe perimet shumë shtrejtë, tash është edhe fillimi i sezonit por prap janë çmime të larta.”, tha një qytetar.
“Shtrejtë janë por çka të bëjmë. Unë skam dalë jashtë ka kohë por shoh se gati të gjitha çmimet njejt ishin.”, u shpreh një qytetar.
Nga ana tjetër shitësit thonë se nuk kanë shitje mjaftueshëm edhe pse ka rënie të disa çmimeve.
“Kanë rënë pak çmimet jo dhe sa duhet, ka nga pak shitje shkaku i festës. Specat janë 160 den, lakra është 50 den, domatet 130 den, qepa 80 den.”, u shpreh një shitës.
“Lakrat kanë rënë në çmim por shitje nuk ka,p or duhet të kenë njerëzit para për të blerë, duhet me shut buxhet për me pas me ble populli.”, tha një shitës.
Qyetarët njehërit thonë se çmimet e pemëve dhe perimeve nëpër markete janë më të lira, në krahasim me tregjet e vendit, por ata ankohen se shpesh ka mungesë të tyre nëpër rafte.
VLORA LATIFI TOPOJANI
