Maqedoni

VMRO kritka ndaj grupit punues: Simpatizantja e Putinit pjesë e ekspertëve

23.04.2023 18:09

Në pritje të fillimit me punë të grupit punues për ndryshimet kushtetuese VMRO – DPMNE-ja...

Në pritje të fillimit me punë të grupit punues për ndryshimet kushtetuese VMRO – DPMNE-ja opozitare e cila nuk ka dërguar përfaqësuesin e sajë dhe vazhdon ti kundërshtojë ndryhsime kushtetuese, vazhdon me kritikat ndaj ekspertëve të përfshirë në këtë grup. 
 
Nga kjo aprti akuzojnë se njëra ndër ekspertet në grupin punes, është simpatizante e presidentit rus, Vladimir Putin. Sipas kësaj partie, bëhet fjalë për Jagoda Mitrevskën – profesoresh në Universitetin Ndërkombëtar Sllav.
 
“Jagoda Mitrevska është anëtari i ri në grupin punues për ndryshimet kushtetuese të cilin e formoi Kovaçevski. Ajo është lavdëruar se ka marë pjesë në fushata zgjedhore në Rusi, ndërsa në fotografi shihet se si fotografohet me mburrje para hapësirave dhe flamujve të partisë së Putinit. Një fotografi e tillë është publikuar në rrjetet sociale dhe të njëjtën e dërgojmë të bashkangjitur me këtë kumtesë”, thonë nga VMRO-DPMNE-së.
 
Madje lideri i kësaj partie Hristijan Mickoski, ka deklaruar se pret përgjegjësi penale për eskpertët të cilët janë të kyçur në grupin punues për përcaktimin e amendamenteve kushtetuese, sepse, siç tha, puna e tyre është e kotë pasi do të marrin honorare nga qytetarët, ndërsa praktikisht nuk do të punojnë asgjë. 
 
Grupi punues pritet të mblidhet javën e ardhëshme për të diskutuar rreth ndryhsimeve kushtetuese, që kanë të bëjnë me përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë. ASh ka paralajmëruar se do të propozoh edhe heqjen e 20% për gjuhën shqipe.