Wiggins udhëhoqi drejt fitores ekipin e yjeve botëror
Ditën e parë të All Star fundjavës, në program ishte ndeshja në të cilën luajtën debutuesit e këtij sezoni në NBA, të ndarë në dy skuadra...

Në takimin e yjeve në ngritje, nga njëra anë luajtën basketbollistët vendas, ndërsa në anën tjetër, një skuadër e përbërë nga basketbollistë të cilët nuk kanë shtetësi amerikane, me ç`rast në fund, fitorja i takoi yjeve botëror, të cilët triumfuan me 121:112.
Basketbollist më I dalluar I sfidës në fjalë, u shpall piku numër një i draftit të fundit, kanadezi Andrew Wiggins, I cili për 23 minuta lojë, regjistroi 22 pikë, gjashtë kërcime e katër asiste.
Pos basketbollistit të Minesotës, u dalluan edhe francezi Rudi Gober, me 18 poena e 12 kërcime, ndërsa Nikolla Mirotiç dhe Bojan Bogdanoviç, për ekipin e yjeve botëror, shtuan nga 16 pikë. Në anën e kundërt, te skuadra vendase, më efikase ishte dyshja Viktor Oladipo dhe Zek Levin, të cilët shënuan nga 22 poena.
All Star fundjava, vazhdon sonte në Bruklin, me garat individuale në thumbime e treshe, ndërsa nesër transferohet në Nju Jork, më saktësisht Medison Square Garden, ku do të luhet All Star ndeshja e 64-të mes basketbollistëve më të mirë nga Konferenca e Lindjes dhe e Perëndimit. (Mustafa Ademi, TVM2)
