Fshati Sërbicë grumbullon mbi 10 mijë euro për familjen Murati nga Zajazi
Banorët e fshatit Sërbicë të Kërçovës të mbështetur edhe nga mërgimtarët e kësaj ane, me sukses e përmbyllën aksionin humanitar për të ndihmuar familjen Murati nga fshati Zajaz Teqe i Kërçovës...

Këshilli iniciativ i këtij aksioni humanitar i kryesuar nga imami Arif Skenderi , familjes Murati I dorëzoi mjetet e grumbulluara financiare që kapin shumën prej 10 mijë eurosh.
Banorët e fshatit Sërbicë të Kërçovës dhe gurbetçarët e këtij fshati në shenjë solidarizimi me familjen Murati nga fshati Zajaz, realizuan aksionin humanitar për grumbullimin e mjeteve finaciare , mjete këto që ishin shumë të nevojshme për shërimin e Farije Muratit në qendrën spitalore të Shkupit . Imami i Xhamisë së fshatit Sërbicë Arif Skenderi e vlerësoi lartë vullnetin e mirë të banorëve vendor dhe të atyre nga diaspora të cilët iu bashkangjitën këtijë aksioni duke grumblluar mbi 10 mijë euro për këtë familje skamnore.
Ai i falënderoj të gjithë ato që kontribuan për zbutjen e krizës financiare të familjes Murati dhe ndihmën e madhe që ato kanë dhënë për trajtimet mjeksore të Farijes për sëmundjen e rëndë me të cilën ajo përballet prej kohësh.
Për të ndihmuar këtë familje me status të rrezikuar social, janë organizuar edhe banorët e fshatit Zajaz Teqe si dhe kërçovarët e diasporës të cilët familjes Murati I kanë dërguar ndihma në mjete materiale ushqime dhe veshmbathje.
Pasi u shprehu mirënjohje të gjithë atyre që e ndihmuan në këto ditë të vështira të krizës financiare, Farije Murati, thotë se ndihmat e njerëzve human I kanë shërbyer asaj për ti kryer të gjithë kontrollet mjekësore, duke shtuar se mjekimet për sëmundjen e rëndë në qendrën spitalore të Shkupit do të vazhdojnë edhe më tej. (Shaban Dalipi, TVM2)
Për më tepër klikoni linkun në vijim: http://al.play.mrt.com.mk/play/52979/fshati-serbice-grumbullon-mbi-10-mi...
