Sudan, evakuohen diplomatë dhe shtetas të huaj

24.04.2023 11:31

Një luftë e egër për pushtet midis ushtrisë së rregullt.....

Një luftë e egër për pushtet midis ushtrisë së rregullt dhe një force të fuqishme paraushtarake ka çuar në trazira dhune të gjithë Sudanin për më shumë se një javë. Një numër i madh i vendeve kanë evakuuar diplomatët dhe qytetarët nga kryeqyteti i Sudanit. shba dhe britania e madhe kanë njoftuar të dielën se kishin larguar diplomatët jashtë vendit.

Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja gjithashtu kanë evakuuar diplomatë dhe shtetas të tjerë. Sipas BBC, autoritetet amerikane thanë se kishin transportuar më pak se 100 persona me tre helikopterë.

Me këtë rast, ambasada e SHBA në Khartoum tani është e mbyllur dhe me anë të një postimi në Twitter ka shkruar se nuk është mjaft e sigurt nëse qeveria do të evakuojë gjithë qytetarët amerikanë.

Në anën tjetër, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar arriti të largonte diplomatët britanikë dhe familjet e tyre jashtë vendit.Presidenti francez Emmanuel Macron konfirmoi se një aeroplan kishte mbërritur me qytetarë francezë, disa evakuime të tjerë u bënë të dielën, ndërsa një tjetër evakuim u bë të hënën, duke e çuar numrin e njerëzve të evakuuar deri më tani në 388.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se luftimet kanë vrarë më shumë se 400 njerëz dhe mijëra të plagosur.

Por numri i të vdekurve besohet të jetë shumë më i lartë pasi njerëzit po përpiqen të marrin kujdes shëndetësor, pasi shumica e spitaleve të qytetit janë detyruar të mbyllen nga luftimet.