Maqedoni

VMRO kritika ndaj grupit punues, simpatizantja e Putinit, pjesë e ekspertëve

24.04.2023 11:47

Në pritje të fillimit me punë të grupit punues për ndryshimet kushtetuese VMRO-DPMNE-ja...

Në pritje të fillimit me punë të grupit punues për ndryshimet kushtetuese VMRO-DPMNE-ja opozitare e cila nuk ka dërguar përfaqësuesin e saj dhe vazhdon t’i kundërshtojë ndryshimet  kushtetuese, vazhdon me kritikat ndaj ekspertëve të përfshirë në këtë grup. 
 
Nga kjo parti akuzojnë se njëra ndër ekspertet në grupin punues, është simpatizante e presidentit rus, Vladimir Putin. Sipas kësaj partie, bëhet fjalë për Jagoda Mitrevskën – profesoreshë në Universitetin Ndërkombëtar Sllav.
 
Ajo është lavdëruar se ka marrë pjesë në fushata zgjedhore në Rusi, ndërsa në fotografi shihet se si fotografohet me mburrje para hapësirave dhe flamujve të partisë së Putinit. Një fotografi e tillë është publikuar në rrjetet sociale dhe të njëjtën e dërgojmë të bashkangjitur me këtë kumtesë”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.
 
Madje lideri i kësaj partie Hristijan Mickoski, ka deklaruar se pret përgjegjësi penale për eskpertët të cilët janë të kyçur në grupin punues për përcaktimin e amendamenteve kushtetuese, sepse, siç tha, puna e tyre është e kotë pasi do të marrin honorare nga qytetarët, ndërsa praktikisht nuk do të punojnë asgjë.  ASh ka paralajmëruar se do të propozojë  edhe heqjen e 20% për gjuhën shqipe.