SHBA ekstraduan ish-presidentin e Perusë, Toledo rrezikon 20 vite burg

24.04.2023 12:13

Ish-presidenti peruan Alejandro Toledo....

Ish-presidenti peruan Alejandro Toledo ka mbërritur në Peru nga Shtetet e Bashkuara, të cilat e ekstraduan atë tek autoritetet në Lima me akuzën e pranimit të dhjetëra milionë dollarëve ryshfet.

Kështu Toledo u bë ish-udhëheqësi i tretë i atij vendi të Amerikës së Jugut që përfundoi në burg.Deri në gjyq, Toledo do të mbahet në paraburgim për 18 muaj në një burg pranë kryeqytetit, Lima. 

Autoritetet e akuzojnë atë se ka marrë ryshfet prej 35 milionë dollarësh nga kompania braziliane e ndërtimit Oderbreht, në këmbim të lejimit të tyre për të marrë punë për të ndërtuar autostradën.

Ai hodhi poshtë akuzat për korrupsion, ndërsa në akuza thuhet gjithashtu se është i përfshirë në pastrim parash.

Prokurorët kishin kërkuar dënimin me 20 vjet burg për Toledon. Ai ka qenë në SHBA prej disa vitesh dhe një gjykatë amerikane hodhi poshtë të premten apelin e tij të fundit për ekstradimin e tij në Peru.