Ministrja austriake e mbrojtjes, Taner, viziton Shkupin

24.04.2023 12:41

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Austrisë, Klaudia Taner....

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Austrisë, Klaudia Taner, sot po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Taner do të pritet nga ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska me nderime të larta ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes.

Dy ministret do të kenë takim, pas çka do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.