Maqedoni

Digjitalizimi i administratës publike dhe shërbimeve, Aliu: Është në nivel të ulët, duhet zgjidhje ligjore

24.04.2023 15:34

Zgjidhje ligjore dhe digjitalizim të administratës publike dhe shërbimeve për qytetarët...

Zgjidhje ligjore dhe digjitalizim të administratës publike dhe shërbimeve për qytetarët, paralajmëron ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Azir Aliu. Në takimin me gazetarë, Aliu bëri të ditur se përgatitja e Strategjisë për Reformën e Administratës Publike është drejt përfundimit dhe përfshin disa ligje që duhet të miratohen dhe për të cilat tashmë kanë filluar aktivitetet.
 
“Një prej atyre është ligji për mediumet në të cilin neve punojmë dhe jemi në fazën e fundit. E dyta është ligji për institucionet publike. Duhet të bëjmë optimizimin e institucioneve publike. Me atë që edhe ky ligj është nga fundi. Besojmë që deri kah fundi i vitit do të kemi rezultatin e tyre.”. - deklaroi ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Azir Aliu.
 
Sipas ministrit digjitalizimi nuk do të çojë në ulje të vendeve të punës në administratë, por se një ndër prioritetet e tij në ekzekutiv është optimizimi i institucioneve publike, që sipas tij do realizohet deri në fund të vitit.
 
“Me optimizim të institucioneve nuk nënkupton shuarjen dhe krijim të institucionit tjetër ad’hok, por nënkupton analizë funksionale dhe në bazë të analizës funksionale do del sa institucione do krijohen të reja, sa do të bashkohen me të tjera, sa do të shuhen të gjitha. Momentalisht është duke u punuar ajo dhe besoj se do të kemi një strukturë organogram që do të jetë funksional.”, - theksoi ministri i shoqërisë informatike dhe administratës, Azir Aliu. 
 
Sipas ministrit Aliu, me shërbimin e infrastrukturës së Postës së Maqedonisë, do të vendosen shërbimet në një vend në mbi 300 lokacione sipas parimit të sistemit me një sportel, shërbim ky që tani është i disponueshëm në pesë qytete, në Shkup, Kumanovë, Manastir, Ohër dhe Tetovë.
 
SAFET ADEMI