Maqedoni
Komunikacioni nëpër rrugë të thata, rrezik nga shembjet
15.02.2015 14:48
Në aksin rrugor Katllanovë - Veles pas pikës pagesore Sopot, për shkak të shembjeve të mundshme...

Në aksin rrugor Katllanovë - Veles pas pikës pagesore Sopot, për shkak të shembjeve të mundshme, komunikacioni po zhvillohet në njërën korsi në gjatësi prej 200 metrave. Është vendosur sinjalizim përkatës rrugor.
Në aksin rrugor Stracin - Kriva Pallankë në dalje nga Stracini në drejtim të Kriva Pallankës, për shkak të rrëshqitjeve të dheut është përfshirë korsia e tretë e rrugës në gjatësi prej 150 metrave. Në vend është vendosur sinjalizim përkatës në komunikacion.
Komunikacioni në aksin rrugor Koçan - Makedonska Kamenicë, për shkak të shembjeve të mëdha të gurëve, komunikacioni ende është i ndërprerë tërësisht për çfarëdolloj automjetesh. Komunikacioni po rikahëzohet përmes aksit Vinicë-Pehçevë-Dellçevë.
Komunikacioni në akset rrugore Koçan-Zërnovci dhe Trabotivishte-Razlovci është në ndërprerje për shkak të dëmtimeve në urat e lumit Bregalnicë. Rruga alternative për Trobotivishte është rruga e vjetër Dellçevë-Trabotivishte.
Në komunën Probishtip, për shkak të rrëshqitjes së dheut edhe më tutje është në ndërprerje komunikacioni për të gjitha llojet e automjeteve në drejtimin rrugor Kiselicë-Zlletovë. Automjetet janë riorientuar nga drejtimi Kiselicë-Probishtip-Legovec-Zletovë.
Rruga lokale për në fshatin Pokrajçevë, e cila e lidh rrugën magjistrale A-4 Radovish-Strumicë, për shkak të përmbytjes së lumit Radovishka, komunikacioni është në ndërprerje dhe i njëjti zhvillohet përmes f. Podaresh-Radovish.
Sipas informatave të marra nga NP "Rrugët e Maqedonisë", komunikacioni në të gjitha rrugët tjera shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut./mia
