Maqedoni

Mexhiti: Anesteziologu 7 vite nuk do të mund të punojë

24.04.2023 16:18

Ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, njoftoi se Gjyqi i nderit pranë Odës së Mjekëve...

Ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti,  njoftoi se Gjyqi i nderit pranë Odës së Mjekëve në seancën e sotme vendosi që përkohësisht t`i merret licenca për punë mjekut Valton Dervishi, në periudhë prej 7 viteve, që konform rregullave juridike, paraqet dënimin maksimal që mund të shqiptohet për shkak të shkeljeve etike gjatë punës.
 
“Licenca do t’i merret njëherë për 7 vite që mos mund të punojë askund. Kur të vendosin organet e gjyqësisë dhe do t’i merret deri në fund të jetës dhe do të vërtetohet së në aspekt ligjor ka gabuar  dhe ne jemi të vetëdijshëm se ka gabuar, por t’ia lëmë institucioneve kompetente institucionale  gjyqësore të vendosin më tutje dhe do t’i respektojmë vendimet e gjykatësit.”, - deklaroi ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.  
 
Gjykata Penale ka vazhduar edhe 30 ditë masën e paraburgimit
 
Gjykata penale në Tetovë ka vazhduar edhe 30 ditë masën e paraburgimit ndaj mjekut anesteziologut 43 vjeç nga Tetova, Valton Dervishi, ku fillimisht të njëjtit i ishte shqiptuar 8 ditë paraburgim.
 
Prokuroria themelore ka ngritur dy aktakuza, e para për punë të pandërgjegjshme dhe e dyta për incizim të pa autorizuar. Sipas kodit penal personi zyrtar  për punë të pandërgjegjshme rrezikon burg nga 3 muaj deri në 5 vjet, ndërsa për veprën incizim i pa autorizuar nga personi zyrtar parashihen të paktën 3 vjet burg. 
 
REJHANE BUSHI METAJ