Maqedoni
Gjatë javës së kaluar vendime kundër 24 të punësuarve në MPB
15.02.2015 14:52
Gjatë javës së kaluar pas procedurës së zbatuar disiplinore, janë marrë vendime kundër 24 të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme...

Gjatë javës së kaluar pas procedurës së zbatuar disiplinore, janë marrë vendime kundër 24 të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme për shkak të shkeljeve të bëra në punë, në pajtim me nenin 206 paragrafi 1, pikat 1,2,3,11 dhe 14 neni 207 paragrafi 1 dhe pikat 4,7,8,11 dhe 15 nga marrëveshja kolektive e MPB-së.
Më pas, 17 të punësuarve u është shqiptuar masa “gjobë në para”, tre të punësuarve masa “pushim të procedurës”, një të punësuari i është shqiptuar masa “paralajmërim me shkrim”, tre të punësuarve “përjashtim nga puna” dhe një të punësuari “shkarkim në një shkallë më poshtë”./mia
