Maqedoni
Taner: Bisedime qasëse përmes hapave konkrete
24.04.2023 18:02
Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është prioritet kryesor për Vjenën...

Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është prioritet kryesor për Vjenën, prandaj ne mbështesim Maqedoninë e Veriut që të vazhdojë negociatat që do të kontribuojnë në rritjen e stabilitetit në rajon, theksoi ministrja austriake e mbrojtjes, Taner, në Shkup, pas takimit me homologen e saj Petrovska.
“Për Austrinë edhe më tej prioritet kryesor mbetet zgjerimi i Ballkanit Perëndimor në politikën e sigurisë dhe mbrojtjes. Nga pala austriake dëshirojmë që të vazhdojnë dhe të realizohen bisedimet qasëse dhe atë përmes hapave konkrete që do të thonë përparim të madh.”, - deklaroi ministrja e mbrojtjes së Austrisë, Klaudia Tanner.
Petrovska: Mbrojtja në sinkron me BE-në
Të dy ministret bien dakord se përfundimi i luftës në Ukrainë dhe rindërtimi i vendit është detyrë e të gjitha shteteve evropiane. Petrovska përsëriti se Maqedonia e Veriut që nga fillimi e mbështet mbrojtjen e Ukrainës.
“Pozicionet e Maqedonisë së Veriut janë shumë të qarta që nga fillimi i kësaj krize. Përskaj përkrahjes politike dhe që kemi dënuar Rusinë për këtë akt, RMV deri më tani ka sjellë 8 vendime për donacione me pajisje ushtarake dhe armë, me të cilat kemi vlerësuar se do të kontribuojmë në mbrojtjen e Ukrainës.”, - theksoi ministrja e mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska.
Taner dhe Petrovska diskutuan për projekte të përbashkëta në fushën e sigurisë, duke përfshirë pjesëmarrjen e përbashkët me ekipet mjekësore në misionet ndërkombëtare.
ERSAN PAJAZITI
