Maqedoni
Konflikti Rusi-Ukrainë, Ukraina sulmon me dronë flotën ruse në Detin e Zi
24.04.2023 18:24
Një sulm me dronë mbi flotën ruse në Detin e Zi po raportohet të ketë ndodhur në orët e para të së hënës....

Një sulm me dronë mbi flotën ruse në Detin e Zi po raportohet të ketë ndodhur në orët e para të së hënës. Siç shkroi blogu ukrainas “Faytuks”, sulmi ndodhi në qytetin Sevastopol, ndërsa autoritetet ruse gjenden në vendin e ngjarjes. Ende s’ka konfirmim zyrtar për dëmet apo nëse ka të vrarë në këtë sulm.
“Një sulm me dronë ukrainas u raportua kundër flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol. Guvernatori thotë se flota tani po zmbraps sulmin e dronëve sipërfaqësor. Të gjitha shërbimet e qytetit janë në gatishmëri.”, thuhet në njoftim. Sevastopoli është qyteti më i madh në Krime dhe njëherit port i madh detar në Detin e Zi.
Për shkak të vendndodhjes strategjike, ky është port i rëndësishëm dhe bazë detare për Krimenë. Sevastopoli ishte baza kryesore e marinës ukrainase kur ky shtet u pavarësua nga Bashkimi Sovjetik më 1991-n, por aneksimi rus i 2014-s e hodhi atë qytet mbi pushtimin e presidentit, Vladimir Putin.
