Sportet E Tjera

Mrekullia e amerikanes, mbrojti medaljen e artë

15.02.2015 15:25

Fituesja e medaljes së artë olimpike në Sochi 2014, Mikaela Shiffrin tregoi paraqitje të shkëlqyeshme dhe fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëro...

Fituesja e medaljes së artë olimpike në Sochi 2014, Mikaela Shiffrin tregoi paraqitje të shkëlqyeshme dhe fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Beaver Creek të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar 1:38.48 minuta dhe ishte më e shpejt për 34 qindtat se suedezja Frida Hansdotter. Amerikania ka 19 vjet, e cila ishte e përsosur në shteg, bëri mrekulli dhe ka dëshmuar se është mbretëreshë e sllallomit.
 
Hansdotter ishte shumë e mirë dhe rrëmbeu medaljen e argjendtë, kurse çekja Sarka Strachova befasoi për të mirë, e cila renditet në vend të tretë me kohë më të dobët për 77 qindtat se vendi i parë.
 
Strachova fitoi medaljen e bronztë, e cila pas vetes la për 17 të qindtat Veronika Velez-Zuzulova nga Sllovakia, kurse Kathrin Zettel nga Austria klasifikohet në vend të pestë për 8 qindtat të kohës më të ngadalshme se vendi i katërt.
 
Tina Maze nga Sllovenia nuk pati kohë të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj ngeci në vend të shtatë së bashku me austriaken Carmen Thalmann, që të dyja me kohë shumë të dobët për 2 sekonda e 4 qindtat larg fitues së garës.