Botë
Sudan, hyn në fuqi armëpushim prej 72 orësh
25.04.2023 09:07
Në mesnatë, në Sudan ka hyrë në fuqi një armëpushim 72 orësh....

Kjo është hera e tretë që palët arrijnë marrëveshje për ndërprerjen e luftimeve që kur shpërtheu dhuna më herët gjatë këtij muaji, por marrëveshjet e mëhershme të armëpushimit janë shkelur.
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha se është arritur një marrëveshje midis ushtrisë dhe grupit paramilitar të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, pas 48 orësh negociata.
Të paktën 400 persona janë vrarë që kur nisën luftimet më 15 prill. Të dyja palët e përfshira në konflikt kanë njoftuar ndarazi për marrëveshjen e armëpushimit. Pas njoftimit për armëpushim është rritur shpresa se civilët do të mund të largohen nga kryeqyteti.
Qeveritë e huaja, po ashtu shpresojnë se armëpushimi do të mundësojë vazhdimin e evakuimeve të shtetasve të tyre nga Sudani. Shtetet e huaja nxituan që të evakuonin diplomatët dhe civilët në kohën kur luftimet në kryeqytet u intensifikuan.
