Ekonomi
Banka Botërore prezanton raportin, gjendja ekonomike e Ballkanit Perëndimor
25.04.2023 11:37
Banka Botërore sot do të mbajë prezantim të edicionit të 23-të të serisë së raporteve për gjendjen ekonomike...

Banka Botërore sot do të mbajë prezantim të edicionit të 23-të të serisë së raporteve për gjendjen ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor, Maqedoni e Veriut, Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, të titulluar “Testimi i rezistencës”.
Raportin do ta prezantojnë Sanja Maxhareviq – Shujster, ekonomiste e lartë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Joana Maxhoska, ekonomiste në Zyrën e Bankës Botërore në Maqedoninë e Veriut, ndërsa përmes një video-linku fjalim do të mbajë Masimilianë Paoluçi, drejtor i Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoninë e Veriut.
