Maqedoni
Inspektorati i tregut kontrollon importuesit e pemëve dhe perimeve
25.04.2023 11:55
Në Kvantashki në Shkup janë duke vazhduar kontrollet e importuesve të pemëve dhe perimeve...

Në Kvantashki në Shkup janë duke vazhduar kontrollet e importuesve të pemëve dhe perimeve, si dhe të gjithë tregtarëve në vend.
Mbi 30 inspektorë të Inspektoratit Shtetëror të Tregut ndodhen në teren, në koordinim me ekipet e Drejtorisë së Policisë Financiare, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë për pasurinë e konfiskuar.
“Aksioni përfshin importuesit e perimeve dhe pemëve në Shkup, është futur edhe në tregun Kvantashki, si dhe kontrolle po bëhen edhe te importuesit me shumicë në Strumicë, Dibër dhe qytete tjera”. Importuesit e pemëve dhe perimeve po monitorohen për respektimin e vendimit të Qeverisë për shpërndarjen dhe shitjen e të paktën 70 për qind të sasive që kanë dorëzuar në janar dhe shkurt. Kontrolle janë bërë edhe në të gjitha subjektet tjera të Kavantashki-t për aktivitete të regjistruara dhe të paregjistruara.”, tha drejtori i IShT-së, Goran Trajkovski. Aksioni, siç paralajmëroi ai, do të zgjasë gjatë gjithë ditës, me të cilin IShT do të dalë me informacione për rezultatin.
