Maqedoni

Anulohet seanca për spitalin modular në Tetovë, mungon ish-drejtori i spitalit, Florim Besimi

25.04.2023 12:13

Në Gjykatën Themelore në Tetovë është anuluar séanca për zjarrin në spitalin modular në Tetovë...

Në Gjykatën Themelore në Tetovë është anuluar séanca për zjarrin në spitalin modular në Tetovë, për shkak të mungesës së Florim Besimit, ish-drejtorit të  spitalit të Tetovës.
 
Në seancën e sotme duhej të jepeshin fjalët përfundimtare të Prokurorisë dhe mbrojtjes së të akuzuarve, të cilët ngarkohen për disa vepra penale lidhur me zjarrin në spitalin modular në shtator të vitit 2021, kur humbën jetën 14 persona. 
 
Ish-drejtorët, drejtorët Florim Besimi dhe Artan Etemi, ngarkohen për veprat  penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, ndërsa mjeku Boban Vuçevski për “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”.
 
Spitali klinik si person juridik ngarkohet për dy vepra, së pari për “shkaktim të rrezikut publik” dhe “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”. Ata në fillim të gjykimit theksuan se e kuptojnë akuzën, por se nuk ndihen fajtorë. Gjykimi filloi në dhjetor të viti 2022.