Maqedoni
Grupi i punës për ndryshimet kushtetuese, të mërkurën fillon mbledhjen e parë
25.04.2023 12:49
Grupi i punës për ndryshimet kushtetuese pritet të mbajë nesër mbledhjen e parë...

Grupi i punës për ndryshimet kushtetuese pritet të mbajë nesër mbledhjen e parë. Ministria e Drejtësisë konfirmon takimin, por nuk jep detaje shtesë se si do të vijojë puna.
Grupi punues i ekspertëve, siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, do të përbëhet nga Sali Murati - ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Margarita Caca Nikolovska - ish-gjyqtare në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Bajram Pollozhani - ish-gjyqtar kushtetues, Branko Naumovski – ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Jeton Shasivari - profesor në Universitetin e Evropës Juglindore, Ana Çupeska - profesoreshë në Fakultetin Juridik "Justiniani i Parë", Elena Mihajlova Stratilati - profesoreshë në Fakultetin "Justiniani i Parë” Besa Arifi – profesoreshë në Universitetin e UEJL-së, Jagoda Mitrevska – profesoreshë në Universitetin Ndërkombëtar Sllav dhe Maria Pandevska – profesoreshë në Institutin e Historisë Kombëtare.
Partitë propozuan Cvetanka Ivanovën nga LSDM, Arbër Ademi nga BDI, Remzi Mehmedi nga Aleanca për Shqiptarët, Sonja Mirakovska nga NSDP, Nano Ruzhin nga PLD, Hrista Najdanov nga DM, Temelko Risteski nga Partia e Pensionistëve, Rametula Kuqi nga PDSH, Eran Kurtis. nga Partia Lëvizja e Turqve dhe Bejcan Iljas nga Partia Demokratike e Turqve.
