Basketboll

Zach LaVine dhuroi spektakël në garën për ngulitje

15.02.2015 15:28

Me rikthimin në formatin e vjetër, gara për ngulitje filloi përsëri të bëhet më emocionuese...

Kandidatët që garuan dje ishin : Mason Plumlee , Giannis Antetokounmpo, Victor Oladipo dhe Zach LaVine.

Mason Plumlee dhe Giannis Antetokounmpo, në rundin e parë, nuk arritën të performojnë siç duhet, derisa Victor Oladipo dhe Zach LaVine, me ngulitjet e tyre e ngritën në këmbë palestren Barclays Center.

Ngulitjet spektakulare, nga këta dy lojtarë vazhduan edhe në rundin e dytë, por një hap më përpara ishte talenti 19-të vjeçar i Minnesta Timberwolves, Zach LaVine, i cili e fitoi garën.

Sonte në ora 2 pas mesnate do të jetë ndeshja e madhe LindjePerëndim.