Teknologji

Parashihet që vlera e bitcoinit të arrijë në 100 mijë dollarë deri në fund të vitit 2024

25.04.2023 12:44

Kriptovaluta më e fuqishme, bitcoin, pritet të arrijë vlerën e 100 mijë dollarëve deri në fund të vitit 2024...

Kriptovaluta më e fuqishme, bitcoin, pritet të arrijë vlerën e 100 mijë dollarëve deri në fund të vitit 2024, ka thënë “Standard Chartered” të hënën, transmeton agjencia Reuters.
 
Sipas, Standard Chartered, i ashtuquajtur “dimri i kriptove” ka mbaruar.
 
Bitcoini mund të fitojë nga faktorë të ndryshëm, përfshirë kriza e fundit në sektorin bankar.
 
“Ndërsa mbetet ajo doza e paqartësisë, ne mendojmë se rruga për të arritur te 100 mijë dollarëshe po bëhet më e qartë”, ka shkruar Geoff Kendrick, që drejton te “Standard Chartered” sektorin e hulumtimit të aseteve digjitale.
 
Bitcoini kishte rënë deri 16.500 dollarë nga fundi i vitit të kaluar. Në prill vlera e një bitcoini arriti deri 30 mijë dollarë për herë të parë pas dhjetë muajve.
 
Nuk është hera e parë që bëhen parashikime të tilla për Bitcoinin. Një analist i “Citi” në nëntor të vitit 2020 kishte thënë se Bitcoini mund të arrijë deri në 318 mijë dollarë në fund të vitit 2022.